Kurti: Serbia ka humbur Kosovën në shekullin e kaluar

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media, pas përfundimit të takimit midis tij dhe presidentit Aleksander Vuçiq tha se nga katër propozimet e tyre drejt Vuçiq, tre nga to u refuzuan dhe nuk morën përgjigje për të parin.
Kurti tutje shtoi se pret nga shteti i Serbisë të merret seriozisht propozimi i tij, pasi që nëse nuk ka dakordim të përgjithshëm, nuk mund të realizohet marrëveshja.
Ndërkohë që presidenti i Amerikës, Joe Biden, ka kërkuar njohje të ndërsjelltë, por që nga pala tjetër nuk ka pajtueshmëri e që kryeminstri Kurti, citoi se qëllimi i tij është që kjo marrëveshje midis Kosovës e Serbisë, të arrihet brenda mandatit të Biden, Borrell dhe Kurtit.
“U bëj thirrje personave që janë gjallë dhe që kanë qenë në pushtet të hiqen nga pozitat që kanë në Serbi dhe të merrën në pyetje për krimet e Millosheviqit në Kosovë”, tha tutje Kurti.
Ndër çështjet më të diskutueshme sipas Kurtit, ka qenë çështja e të pagjeturëve, pasi që është çështje që nuk pret.
“Ne kemi filluar me përgatitjet për paditë e para për gjenocid ndaj Serbisë, e sa herë që përmendim këtë u bëjmë thirrje edhe institucioneve te Kosovës edhe qyetetarëve te Republikës, partnerëve ndërkombëtarë që të na ndihmojnë në dokumentim e në përgatitje. Serbia ka humbur Kosovën në shekullin e kaluar, por duhet të bashkëpunojmë për marrëdhënie të mira”, shtoi ndër të tjera kryeministri./21Media

Back to top button