Lajçaku: Takimi Kurti-Vuçiq nuk ishte i lehtë

 
Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që patën të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe president serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, ka deklaruar se takimi nuk ka qenë i lehtë.
Ai ka thënë se nga dialogu, BE-ja dhe popujt e dy vendeve kanë pritje të mëdha.
“Nuk ishte takim i lehtë, por i rëndësishëm që ndodhi. Të dy liderët patën diskutim të hapur secili se çka do nga dialog. E rëndësishme nga BE-ja është që të dy liderët konfirmuan se s’ka rrugë tjetër pos normalizim raportesh. Të dy u zotuan për punë për arritjen e marrëveshjes së përgjithshme, nëpërmjet dialogut. Do të vazhdojë në fund të korrikut. BE-ja ka pritje të mëdha për të tejkaluar trashëgiminë e kaluar dhe që Serbia e Kosova të drejtohen kah e ardhmja evropiane nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese”, ka thënë ai.

Back to top button