Kurti: Serbia me veprimet e fillimvitit po vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit

(Lajm i përditësuar)

Qeveria: Ndahen 16 milionë euro për zbutjen e krizës energjetike 

Qeveria ka miratuar të mërkurën propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 1. dhe 4. të Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13.12.2022, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/128 të datës 16.02.2023 (MFPT).

Në mbledhjen e qeverisë, Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se vlera e kësaj mase është në vlerë prej 16 milionë eurove.


Marrëveshja ushtarake Kosovë-Turqi, kërkohet autorizimi i Osmanit për nënshkrimin e saj

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar propozim-vendimin për t’i kërkuar presidentes Vjosa Osmani që t’ia japë autorizimin ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për të nënshkruar një marrëveshjeje kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë.

Maqedonci ka treguar për çfarë do të shërbejë marrëveshja.

“Kjo marrëveshje mbulon shkëmbimin e personelit, materialeve, pajisjeve dhe informacionit, si dhe përvojës në këto fusha: stërvitje dhe edukim ushtarak, arsimimim dhe kurse në shkolla ushtarake, shkëmbim i ndërsjellë i personelit, shkëmbim i inteligjencës ushtarake, industrinë e mbrojtjes, mjekësinë ushtarake dhe shërbimet shëndetësore, si dhe fusha të tjera me interes për të dyja palët, të cilat janë të cekura në nenin 4 të marrëveshjes”, tha ndër tjera ai.


Qeveria emëron drejtorët dhe antarët e boridt të “Trainkos” dhe KRU “Mitrovica”

Në mbledhjen e Qeverisë e cila u mbajt të mërkurën Kryeministri Kurti ka emëruar bordin e drejtorëve të “Termokos” dhe KRU “Mitrovica”.

Kurti ka njoftuar se kryetar i bordit të “Trainkos”  do të jetë Jetmir Nuka, ndërsa antarë të këtij bordi do të jenë Vjollca Salihu, Luljeta Lutfiu, Ruzhdi Zeqiri, Kimete Fazliu dhe Afrim Bulluti.

“Mandati i të emëruarve zgjatë tri vjet”, ka thënë Kurti.

Ndërsa Aurora Dinajn është emëruar anëtare të Bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”.


Kurti: Serbia me veprimet e fillimvitit po vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit

Në fjalimin e tij para mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fillimvitit duke përfshirë arrestimin e qytetarëve nga Kosova dhe rrahjen e politikanëve serbë që mendojnë ndryshe, po vazhdon rrugëtimin drejt metodave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Kurti ka thënë se viti ka nisur me lajme të mira për Kosovën, përfshirë liberalizimin, por ka shtuar se përkundër ndryshimeve, edhe sivjet “po tregohet se fqinji i vjetër, po përkeqësohet”.

Back to top button