Kurti: Serbia po hakmerret për Këshillin e Evropës, ndal abitrarisht mbi 300 shtetas të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi Serbia ka bllokuar dhjetë autobus me qindra kosovarë në kufirin Kroaci – Serbi.

Ai e ka quajtur këtë shkelje fralgrante e të drejtave të njeriut.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button