Kurti shijoi natën e fundit të festivalit “Sunny Hill”

Mbrëmë është mbajtur nata e fundit e festivalit të muzikës “Sunny Hill”, në Prishtinë.
“Sunny Hill”, u mbajt për katër ditë radhazi në Parkun e Gërmisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte prezent në natën përmbyllëse të festivalit.
Në faqen e Qeverisë së Kosovës në Facebook është publikuar një fotografi ku shihet Kurti teksa xhiron atmosferën, si dhe video që ka realizuar Kurti.

 
Kurti dje e ka pritur në Kryeministri , këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Lidhur me këtë festival kryeministri Kurti tha se u mbajt aty ku e ka vendin, si dhe vlerësoi lart kontributin e Duas në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Sunny Hill” nisi të enjten më 4 gusht dhe mbaroi të dielen më 7 gusht./21Media
 

Back to top button