Kurti: Shkojmë në zgjedhje kurdo që dëshiron opozita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje, kurdo që opozita të jetë e gatshme.

Në një intervistë për rel, Kurti ka thënë se “shumë gjëra mund t’i bëj pa opozitën, por jo edhe këtë”.

“Prej javës së dytë, ndoshta jo të parë që jam kryeministër, është folur për zgjedhje të parakohshme. Prej javës së dytë, se ndoshta javën e parë ka qenë pranim-dorëzimi i detyrës e kështu me radhë. Unë këtë javë i bëj tre vjet që jam në detyrë. Ndoshta do të ketë zgjedhje të parakohshme, unë nuk e di, por… Për ne është krejt njësoj. Por, unë nuk mund të kem zgjedhje të parakohshme në Kosovë pa opozitën. Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 nuk ka lënë mundësi të tjera. Pra, ne, për të pasur zgjedhje të parakohshme, duhet ta shpërndajmë Kuvendin… dhe le të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për ata që e kanë mendjen aty”, ka thënë ai.

Back to top button