Debati mes kushërinjve përfundon me vrasje

Debati mes dy kushërinjve ka përfunduar me vrasje. Ngjarja ka ndodhur dje në qyetin Elazig të Turqisë.

Teksa debati u shndërrua në sherr, H.C e goditi me thikë në stomak dhe gjoks kushëririn e tij M.C. Raportohet se i palogsuri nuk ka mundur të shpëtojë pavarësisht ndërhyrjes në spitalin ku u dërgua.

Ekipet e Departamentit të Policisë Krahinore të Degës së Sigurisë Publike kanë arrestuar të dyshuarin, i cili kishte tentuar të ikte.
Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar./21Media 

Back to top button