Kurti shpall kandidaturën për kryetar të VV-së

Albin Kurti do ta shpallë sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky subjekt politik njofton se Albulena Haxhiu pritet ta marrë drejtimin e grave të Lëvizjes Vetëvendosje kurse Behar Jashari drejtimin e të rinjve.
“Sot në ora 18:00, te Pallati i Rinisë, Kryetari i Organizatës më të madhe politike në vend, Albin Kurti, shpalos platformën e tij për mandatin e ri 4 vjeçar. Gjithashtu, do të shpalosen edhe platformat e dy organizatave të ndërvarura, ajo e Grave për VETËVENDOSJE!, të cilën pritet ta drejtojë Albulena Haxhiu, dhe të Rinisë për VETËVENDOSJE!, të cilen pritet ta drejtojë Behar Jashari.”, thuhet në njoftim.
Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes./21Media

Back to top button