Festivali vjetor i birrës Oktoberfest në Gjermani

Festivali Oktoberfest, në Mynih të Gjermanisë, që vlerësohet të jetë njëri prej festivaleve më të mëdha dedikuar birrës në botë, kësaj radhe u organizua pa kufizime.
Dy vitet e kaluara, kjo ngjarje u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19, e sivjet, ajo bashkoi dashamirë të shumtë të birrës, përfshirë këtu edhe nga vende të tjera të botës.
Oktoberfest zakonisht tërheqë deri në gjashtë milion persona.
Pjesëmarrësit janë shumë të lumtur që këtë vit u bashkuan në ngjarje pa kufizime.
Kjo sipas disa prej tyre është si ëndërr që iu realizua.
Oktoberfesti është ngjarje shumë e rëndësishme për kulturën e Bavarisë në përgjithësi. Ky festival organizohet që prej vitit 1810.
Ngjarja mbahet edhe në vende të tjera të botës, mirëpo ato si model kanë marrë Oktoberfestin.
Më saktësisht, Oktoberfesti në Bavari mbahet për disa ditë, filluar nga mesi i muajit shtator deri në fillim të muajit tetor.
Gjatë festivalit konsumohet sasi e madhe e birrës. Gjatë vitit 2014 në këtë ngjarje për 16 ditë u konsumuan 7.7 milion litra birrë, duke bërë që ky të jetë viti ku u konsumua më së shumti birrë deri më sot.
Gjatë festivalit, për vizitorët veç birrave ofrohen edhe një radhë aktivitetesh, si psh lojëra të ndryshme.
Ofrohen edhe ushqime tradicionale./21Media

Back to top button