Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Tahirsylajt: Bacën Sylë do ta kujtojmë për jetë e mot

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ngushëlluar familjen Tahirsylaj për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylajt.
Kurti ka kujtuar një vzitë të tij në kullën e Tahirsylaj në Isniq dhe bisedat që ka zhvilluar me të ndjerin.
“Kullën e familjes Tahirsylaj në fshatin Isniq e vizituam në tetorin e para dy viteve. Bisedat me “Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj i patëm të gjata e mbresëlënëse.”, ka shkruar Kurti.
Ai po ashtu ka vlerësuar lart kontributin e Tahirsylajt në meteorologji dhe si profesor universitar.
“Kontributi i tij në fushën e metereologjisë në Kosovë dhe për Universitetin e Prishtinës si akademik, do të mbetet i paharrueshëm. Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet.Lajmi për ndarjen e tij nga jeta na pikëlloi thellë. Do ta kujtojmë përherë përkushtimin për punën dhe dashamirësinë e tij.Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tahirsylaj, për më të dashurin tuaj. Bacën Sylë do ta kujtojmë për jetë e mot!”, ka përfunduar ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?