Kaloni te përmbajtja kryesore

Raporti i Borrellit, Stano i reagon Bislimit: S’na duhet dikush që të spekulojë për përmbajtjen

Bashkim Evropian e cilësoi shqetësuese gjendjen në pjesën veriore të Kosovës pas ndërmarrjes, siç tha, të hapave të njëanshëm dhe të pakoordinuar që, sipas tij, çuan në përshkallëzim të situatës, Një zëdhënës I BE-së, Peter Stano, duke iu refruar hapave të qeverisë së Kosovës në pjesën veriore, tha se masat e BE-së ndaj Kosovës u vunë saktësisht për shkak të përshkallëzimeve të vazhdueshme në këtë pjesë të Kosovës. Ai tha se BE-ja pret nga Kosov dhe Serbia që të bëjnë hapa të nevojshëm për shtendosjen e situatës.

“Pra të dyja palët kanë një çështje këtu dhe të dyja palët kanë obligime dhe kanë detyrë që të bëjnë çdo gjë të mundshme, së bashku me aleatët e tyre, me partnerët e tyre që të parandalojnë cfarëdo forme të përshkallëzimit tjetër. Nëse shohim më shumë përshkallëzim atëherë BE-ja është fortë dhe nëse është e nevojshme do të reagojmë ndaj përshkallëzimeve veprojmë gjtihashtu me diçka tjetër dhe jo vetëm me deklarata publike. Ne sinqerisht besojme se secili po bën më të mirën për të shtendosur gjendjen dhe po bëjnë hapa që do të na ndihmojnë të shmangim ciklin e vazhdueshëm të përshkallëzimeve dhe të kthehëemi aty ku duhet e kjo është dialogu duke kërkuar zgjidhje për zbatimin urgjent të marrëveshjeve në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtiknës dhe Boegradit,”, tha ai.

Bashkimi Evropian, i vendosi masat ndaj Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas shpërthimit të dhunës në pjesën veriroe të vendit, kur dhjetëra pjesëtarë të forcës paqeruajtëse u lënduan pas përplasjes me protestues serbë, që kundërshtuan dërgimin e kryetarëve shqiuptarë në ndërtesat komunale në veri. Një raporti I Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, për hejqen e masave u tha se mund të jetë përgatitur dhe zëvëndes kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi shpëjtoi të thotë se ka njoftime se raporti i Borrell rekomandon heqjen e tyre.

“Raporti i z.Borrell është parakusht për trajtimin në KiE, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në Komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, është shprehur Bislimi.

Por zëdhënësi I BE-së, Peter Stano, tha në Bruksel se raporti i kërkuar nga vendet anëtare nuk është dorëzuar ended he do të jenë ata të parët që do të dijnë për përmbajtjen e tij.

“Kjo është një çështje institucionale mes Përfaqësuesit të Lartë dhe vendeve anëtare. Nuk na duhet dikush nga jashtë që të provojë të spekulojë për përmbajtjen dhe për afatin kohor. Do të bëhet në kohën kur të jetë e përshtatshme për Përfaqësuesin e Lartë dhe vendet anëtare dhe përmnbajtja do të jetë për vendet anëtare që ta shohin të parat dhe të diskutojnë e pastaj të ndërmarrin venime të nevojshme. Dhe kur kjo do të ndodh ose ka ndodhur ne natyrisht do t’I njohftojmë homologët tanë në Kosovë për rezultatet. Nuk ka  vend për spekulim dhe nuk shohim arsye për këto spekulime poublike dhe paralajmërime nga aktorë të ndryshëm”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button