Kurti shprehu ngushëllime për personat që vdiqën nga COVID-19: Tri javët e fundit kanë qenë të rënda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shprehur ngushëllime për viktimat që kanë humbur jetën nga Covid 19, sot ka thënë se tri javët e fundit kanë qenë më të rëndat për popullin e Kosovës dhe më të vështirët për institucionet e vendit.
“Shpreh ngushëllime familjareve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga Covid 19. Këto tri javët e fundit janë më të rënda për popullin e Kosovës dhe më të vështira për institucioneve e vendit. I shpreh mirënjohje për secilin staf shëndetësor për angazhimin”, ka deklaruar ai.
Para mbledhjes së sotme qeveritare, kreu qeveritar i ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.
“I bëj thirrje secilit qytetarë të Kosovës të vaksinohet sepse kjo është arma për parandalimin e Covid 19”, ka shtuar Kurti.

Back to top button