Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia: Zyrtarët tanë u lënduan në aktivitetin e PSD-së

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa zyrtarë të saj janë lënduar në aktivitetin e Partisë Socialdemokrate, dje para ndërtesës ku po mbante konferencë kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

“Të dyshuarve dhe policëve iu është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në këtë aksion Policia ka arrestuar pesë persona, mes tyre kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Me vendim prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Kurse rasti po vazhdon të hetohet./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button