Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti, skeptik për idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

Idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e cilëson si një zgjidhje potenciale për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit, zgjidhja është zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel.

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit”, tha Kurti, gjatë një vizite në Prizren.

Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e shpalosi më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button