Kurti: Strehimi i afganëve – në koordinim me SHBA-në (Video)

Kosnet: Kosova tregoi lidership me vendimin për afganët
Kryeministri, Albin Kurti, bëri të ditur se detajet e strehimit të qytetarëve të Afganistanit në Kosovë janë duke u diskutuar me Shtetet e Bashkuara. Strehimi i afganëve, shtoi Kurti, përveç aspektit human, ka edhe dimensionin e aleancës dhe partneritetit me SHBA-në. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, e falënderuan  Kosovën për gatishmërinë që të ofrojë strehë për afganët. Njohës të fushës së sigurisë thonë se refugjatët që pritet të vijnë nga Afganistani nuk duhet të paragjykohen dhe as nuk duhet të  shihen si rrezik për vendin./21Media

Back to top button