Kurti: Takimi me presidentin e Serbisë varet edhe nga kjo javë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se takimet që po zhvillohen në Bruksel do të kenë në qendër çështjen e të pagjeturve dhe të zhdukurve me dhunë. “Një çështje që nuk pret, pasi ankthi familjarëve është edhe më i madh sesa pikëllimi i tyre”.
Kurti ka thënë se takimi që është paralajmëruar me presidentin e Serbisë varet nga fakti se si do të shkojnë bisedimet këtë javë.
“Ne kemi shfaqur rregullit gatishmërinë tonë për dialog parimor na i cili përfitojnë qytetarët e jo politikanët. Por marrëveshja e përgjithshme e ka në qendër të saj njohjen reciproke”, ka thënë Kurti sot në konferencë për media./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?