Kurti: Takimi me Vuçiqin mund të ndodh vetëm në kontekstin e planit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka delaruar se takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq mund të ndodh vetëm në kontekstin e planit evropian.
Ai ka shtuar se ekziston një insistim ndërkombëtar që sipas tij, vjen nga frika e përhapjes së luftës nga Ukraina në Ballkan.
“18 gushti i vitit të kaluar është datë historike për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Aty nisi dialogu për marrëveshje. Unë propozova një faqe me 6 kapituj se çfarë mund të përmbajë një marrëveshje. Tri javë më vonë, emisarët e special të BE-së, vijnë në zyrën time dhe sollën propozimin franko-gjerman. Unë kam pritur që të kemi takim të rregullta mujore, pse i kanë braktisur këto takime, unë nuk e di”, ka thënë ai për Euronews Albania.
Sipas tij ai që në fillim ka thënë se plani evropian është bazë e mirë për dialogun.
“Le ta diskutojmë çështjen e propozimit evropian. Unë shpresoj që sa më shpejt të kemi marrëveshje. Unë jam optimist për shkak se është shtuar insistimi ndërkombëtarë, por në të njëjtën kohë edhe në Beograd e kanë kuptuar se nuk mund të merren vesh me mua në dëm të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Back to top button