162 orë pas tërmetit, FSK shpëton dy persona

Ekipi i FSK-së pas më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, njëra vajzë e moshës 13 vjeçare. Kështu ka bërë të ditur, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“U konfirmua se tani kur kanë kaluar më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontigjenti ynë i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, një burrë i moshës 45 vjeç, dhe tjetra vajzë 13 vjeçe. Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Kujtojmë se, ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së u nis për në Turqi më 6 shkurt, derisa dy ditë pas shkuarjes, ata ia dolën ta nxjerrin nga rrënojat një foshnje të vogël 2-vjeçare bashkë me nënën e tij./21Media

Back to top button