Kurti takohet me ambasadoren e Luksemburgut, flasin për përforcimin e partneriteti mes dy vendeve

 
Në takimin e sotëm ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, u bisedua për synimet për përforcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Luksemburgut.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e Qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, i cili ishte prej të parëve që përkrahu pavarësinë e shtetit tonë.
Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar më tej lidhjet dhe për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm.
Në këtë takim, kryeministri Kurti e njoftoi ambasadoren për të arriturat e vitit të parë të mandatit qeverisës, veçanërisht menaxhimin e pandemisë.
Ambasadorja Gomes ritheksoi përkushtimin e shtetit të Luksemburgut për bashkëpunim dhe përkrahje, në përmbushjen e synimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushat strategjike të bashkëpunimit./21Media

Back to top button