Kurti takohet me ambasadorin britanik

Kurti dhe Abbott nuk deklarohen për media

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në takim i pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Kujtojmë se në urimin e tij për formimin e qeverisë, Abbott tha se “është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit”./21Media

Back to top button