Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti takohet me amerikanen që bënte fushatë për lirimin e tij nga burgu i Serbisë

Kryeministri, Albin Kurti pas 25 vjetësh është takuar me amerikanen Alice James, e cila kishte bërë fushatë ndërkombëtare për lirimin e studentëve të cilin arrestuar nga forcat serbe në protestat studentore.
Kurti ka thënë se James, e cila ishte themeluese e Kosova Action Network (KAN), i kishte mbështetur shumë të rinj e të reja nga Kosova për tu shkolluar në SHBA.
”E kur ne ishim të burgosur politikë e robër lufte në Serbi, ajo bënte fushatë ndërkombëtare për lirimin tonë. Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C., na mirëpriti ambasadori ynë Ilir Dugolli, i cili me 1 tetor 1997 ndodhej në rreshtin e dytë afër meje dhe mbante parullën me stemën e Universitetit të Prishtinë”, ka shkruar Kurti në ”Instagram”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button