”Ushtari më i mirë” bëri bashkë ushtarët kosovarë me gjashtë ushtritë e vendeve partnere
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot me rastin e garës ndërkombëtare të ushtarit më të mirë për vitin 2022 ka theksuar se çertifikimi i pjesëtarëve kosovarë në këtë garë dëshmon shkathtësitë profesionale të tyre, të cilët të përkushtuar e me shpirt garues ndjekin stërvitjet në baza ditore.
Sipas Mehajt ata janë të motivuar jashtëzakonisht shumë që të bëhen pjesë e misioneve ndërkombëtare për të ofruar gjithmonë mbështetjen e nevojshme.
”Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë përgatitjen e lartë që kanë ushtarët tanë. Ushtria e Republikës së Kosovës është partner i besueshëm i NATO-së, dhe mbrojtëse e Republikës së Kosovës!”’, ka shkruar Mehaj në ”Facebook”.
Forca e Sigurisë së Kosovës sot në kazermën ”Skënderbeu” në Prishtinë ka realizuar garën ndërkombëtare të ushtarit më të mirë për vitin 2022.
Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishin 39 garues nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kanadaja, Iowa (SHBA), dhe Turqia, si pjesë e KFOR-it.
Siç bëhet e ditur nga Ministria e Mbrojtjes, ushtari Haxhi Krasniqi, është shpallur ”Ushtari më i mirë 2022 i FSK-së” dhe pas tij u radhitën ushtarët Ejdon Mulaku dhe Qëndrim Asllanaj.
Ndërsa, ushtari nga Kandaja, Simon Buies, u shpall ushtari më i mirë ndërkombëtar, i përcjellë nga ushtari amerikan, Jaron Springer dhe ushtari turk, Oliver Verrete./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?