Kurti takohet me Grupin për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit

Kurti dëgjoi kërkesat e përfaqësusve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.

Ata gjatë takimit të djeshëm i prezantuan Kurtit kërkesat e tyre në lidhje me mbrojtjen e liqeneve akumuluese gjithandej vendit, kundërshtimin e ndërtimeve afër tij dhe problemet tjera ekologjike në përgjithësi.

Sipas një komunikate të Qeverisë, ky grup ka kërkuar takim me kryeministrin Kurti për t’i shprehur brengat dhe kërkesat e tyre në lidhje me këto çështje. Kurti ka thënë që dera e tij do të jetë gjithnjë e hapur, prandaj edhe dje i dëgjoi me vëmendje e kujdes kërkesat e këtyre qytetarëve.

“Gjendja me ujin e pijes nuk është e qëndrushme, prandaj edhe nevoja për liqene artificiale është e madhe. U diskutua edhe për lumenjtë, brigjet e shtretërit e të cilëve duhet të rregullohen e pastrohen, problemin me shpyllëzimin e maleve, të hidrocentraleve dhe deponive të hapura të mbeturinave. Tema e ambientit është problem botëror. Shteti i Kosovës duhet të jetë mbrojtës i mjedisit dhe i resurseve natyrore të saj”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button