Nexhmije Pagarusha, simbol i dashurisë ndaj popullit

Ata që kanë punuar me të, Pagarushën po e quajnë ambasadore të këngës shqipe

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot tha se e gjithë Kosova dhe të gjithë ata që e vlerësuan artin e kulturën dhe ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, sot janë në dhimbje të madhe.

Ajo pas homazheve që bëri në nderim të jetës e veprës së Pagarushës, mëngjesin e sotëm, tha se trashëgimia që ka lënë ajo pas do të rrojë për brezat e ardhshëm. Ndër të tjera, Osmani tha se ajo do të jetë shembull për të gjitha gratë dhe vajzat e reja në Kosovë, që të guxojnë të ëndërrojnë e ato të bëhen realitet.

Ndërkohë, bashkëpunëtorë, miq e figura të shquara po vazhdojnë të bëjnë homazhe e të ngushëllojnë familjarët e ikonës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Ata që kanë punuar me të po e quajnë ambasadore të këngës shqipe. Këngëtarja Shyhrete Behluli me lotë në sy tha se ajo e vepra që la pas do të jetojnë gjithmonë. Behluli tha se ndoshta i kanë mbetur “hak”, për shkak se nuk është bërë mjaftueshëm për të.

Back to top button