Kurti takohet me Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë

Kryeministri, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë pritur në takim Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledar Çuçi dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy vendeve, me theks në fushën e sigurisë. Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërsisë, Çuçi u shpreh se bashkëpunimi dhe komunikimi në mes dy ministrive përkatëse mund të merret si shembull dhe model i bashkëpunimit ndërinstitucional në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Siç bëhet e ditur në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë.
Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla u shprehën vullnetplotë për intesifikimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve në fushën e sigurisë, si fushë e interesit të përbashkët./21Media

Back to top button