Kurti takohet nesër me Këshillin Grevist

Kryeministri i vendit Albin Kurti dhe Këshilli Grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura do të takohen të martën.
Takimi mes tyre është paraparë të mbahet në mëngjes.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv mbajtjen e takimit.
Ndryshe, BSPK dhe SBASHK, që nga 25 gushti, kanë hyrë në grevë, duke kërkuar ndarje të 100 eurove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga./21Media

Back to top button