Kurti takoi Shefin e misionit të OSBE-së, folën për luftimin e lajmeve të rrejshme

Rritja e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ishte në qendër të takimit të sotëm ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorit Michael Davenport.
Kurti dhe ambasadori Davenport, siç informoi Qeveria, folën për bashkëpunimin me qëllim të shtimit të komunikimit me qytetarët nga të gjitha komunitetet, si dhe për luftimin e keqinformimit dhe lajmeve të rrejshme.
Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në vend në fushën e sundimit të ligjit./21Media

Back to top button