Kurti takon Guerotin, flasin për nismat e bashkëpunimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në zyrën e tij ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Bëhet e ditur se ata folën rreth nismave dhe bashkëpunimeve të mundshme në fushën e arsimit e teknologjisë së informacionit bazuar në përvojat e shtetit francez, si dhe për mundësitë që ofron Kosova dhe planet në zbatim të qeverisë në sektorin e energjisë, përkatësisht në atë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Tutje nga zyra e kryeministrit njoftojnë se gjatë bisedës u trajtuan edhe temat e zhvillimet aktuale, që përfshijnë mbarëvajtjen e deritanishme të procesit të konvertimit të targave ilegale dhe regjistrimit të veturave me targa RKS dhe procesi që parashihet me udhëzimin administrativ për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

Back to top button