Kurti: Të arriturat ekonomike janë të pakontestuara

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti theksoi se të arriturat ekonomike janë të pakontestuara, derisa ka folur edhe për dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë.
“Nuk e kam shkarkuar ministrin e Shëndetësisë, ai ka dhënë dorëheqje. Nuk ekziston asnjë projekt që ministri Latfi ka nisur e ne po e ndalim. Doktor Latifi ka vlerë të madhe”, tha ai.
Këto deklarata Kurti i bëri gjatë vizitës në komunën e Gjilanit. Pas takimit me kryetarin e komunës së Gjilanit, Kurti foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Sa i përket mjeteve të pa shpenzuara buxhetore, Kurti ka mohuar se po i ruajnë mjetet për import të energjisë.
“Nuk është e vërtet që ne po ruajmë para për import të energjisë, por po tregojmë që po qeverisim mirë”, tha ai./21Media

Back to top button