Rritet numri i të vdekurve pas sulmeve në Ukrainë

Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës ka thënë se të paktën 11 persona janë vrarë nga sulmet me raketa ruse. Tetë prej tyre raportohet se kanë vdekur në Kiev.
Më herët, policia kombëtare e Ukrainës tha se rreth 60 persona ishin plagosur në të gjithë vendin.
Kjo ishte herë e parë pas disa muajsh që Kievi goditet nga shpërthimet ruse.
Rusia ka kryer një sërë sulmesh raketore në qytete anembanë Ukrainës. Forcat ajrore të Ukrainës thonë se janë lëshuar 83 raketa, nga të cilat më shumë se 43 janë rrëzuar/21Media

Back to top button