Kurti: Të zotohemi për të mbrojtur e përshpejtuar projektin e BE-së duke integruar Kosovën

Kosova sot feston Ditën e Evropës, ani pse është vendi i vetëm në rajon që nuk mund të lëvizë lirshëm. Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave dhe është prapa sa u përket proceseve integruese në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, këtë ditë me një postim në “Facebook” e uroi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se pikërisht në këtë ditë duhet të zotohemi për të mbrojtur e përshpejtuar projektin e Bashkimit Evropian duke integruar Kosovën, gjithë Ballkanin Perëndimor dhe gjitha shtetet evropiane paqedashëse të cilat përqafojnë vlerat tona të përbashkëta, duke përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.
“Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë në demokraci që lufton autokratët, në sundim të ligjit që lufton korrupsionin dhe në ekonomi të zhvilluar që rrit mirëqenien për të gjithë”, ka shkruar Kurti.
Më 9 maj shënohet Dita e Evropës dhe kjo ka vite që është futur në kalendarin zyrtar të festive në Kosovë./21Media

Back to top button