Çka tha Putini në fjalimin e sotëm kur e gjithë bota i drejtoi sytë nga ai

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se gjatë vitit të kaluar ka pasur tensione me vendet e tjera evropiane dhe NATO-n.
Ai gjatë fjalimit tha se Rusia “i kërkoi Evropës të gjente një kompromis të drejtë, por ata nuk donin të na dëgjonin” dhe tha se po përgatisnin një operacion ndëshkues në Donbas, në Ukrainën lindore, ku ai ka thënë se operacionet e Rusisë tani janë të fokusuara.
“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar”, tha ai.
Tutje Putini bëri thirrje për një minutë heshtje për rusët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore, por edhe ushtarët që luftojnë për Rusinë në Donbas, transmeton rtv21.tv.
Gjatë fjalimit Presidenti rus u shpreh se “Operacioni special ushtarak” ishte i nevojshëm dhe në kohë.
Presidenti rus Vladimir Putin kur përfundoi fjalimin e tij, ushtria ruse në Sheshin e Kuq brohoriti dhe himni kombëtar i Rusisë u luajt gjatë gjuajtjes së topave./21Media

Back to top button