Kurti thotë se ka ardhur koha që BE-ja ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane”, ka thënë kryeministri gjatë konferencës “Balkan Dialogues Initiative”

Më tej Kurti ka thënë se në dialogun me Serbinë, Kosova është pala konstruktive dhe kreative.

Po ashtu i pari i Qeverisë ka përmendur si të arritura të qeverisë së tij, liberalizimin e vizave për Kosovën që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024, kalimin e fazës së parë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian si dhe raportet ndërkombëtare që tregojnë se Kosova ka shënuar sukses në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftimin e korrupsionit./21Media

Back to top button