Kurti thotë se ka dyfishuar buxhetin e ushtrisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të investimeve në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes që i ka bërë Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2022.
Kurti tha se ka dyfishuar buxhetin e ushtrisë krahasuar me vitin paraprak, ndërsa pritet që gjatë 2023’ës ky buxhet të rritet edhe për një 20 përqindsh tjetër.
Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit përmendi edhe rekrutimin e 820 ushtarëve të rinj dhe 30 kadetë, derisa procesi i rekrutimit po vazhdon ende.

Kurti gjithashtu ka bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë, teksa ka bërë të ditur se janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë dhe Kroacinë./21Media
Back to top button