Zelensky pas bisedës me Ramën: Diskutuam rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.
Zelensky ka treguar se Rama e ka uruar për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Presidenti ukrainas ka potencuar se me Ramën kanë diskutuar edhe për rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë për Ukrainë.
“Kam pasu një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai më uroi për 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainën dhe mbështetjen për Formulën tonë të Paqes”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Back to top button