Kurti thotë se ka trefishim të numrit të veteranëve: Do angazhohemi për ligj të ri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se është i bindur që në luftën e fundit në Kosovë kanë qenë më shumë se 60 mijë pjesëtarë të UÇK-së, por sipas tij ka trefishim të numrit të veteranëve pasi në emrin e tyre janë futur edhe pjesëmarrësit në luftë.
“Unë besoj se në luftë kanë qenë më shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emrat adekuat. Veteranët sipas komandantëve të UÇK-së janë diku 20 mijë, mirëpo nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit atëherë janë më shumë se 60 mijë”, u shpreh Kurti.
Ai tha se do të angazhohen për të pasur një ligj të ri për veteranët, por siç u shpreh për një gjë të tillë u nevojiten faktet të jenë të sakta”.
Kurti më tej tha se ajo që i duhet Qeverisë dhe Kuvendit është dosja në prokurori, si “kthim në të vërtetë faktike të numrit të veteranëve”.
“Unë do të dëshiroja që kur të merremi me organizatat e dala nga lufta, të krijojmë mundësinë që veteranët edhe të punojnë, sepse një numër i madh i tyre s’janë për pensionim sepse janë të rinj, shumë nga ta si kanë as 50 vjet”, shtoi Kurti.
Sa i për ket ligjint për pagën minimale Kurti tha se e rregullon pagën minimale dhe jo përfitimet e mirënjohjet ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?