Kurti thotë se me qeverisjen e tij FSK-ja është me fortë dhe më e përgatitur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është lavdëruar për punën e qeverisë së për ushtrinë.
Ai tha se me qeveriesjen e tij ushtria është më e fortë dhe më e përgatitur.

“Sepse ajo tani ka më shumë se dyfishim buxheti e në vitin 2023 e kishte më shumë se 2% të BPV-së, kriter ky për NATO; investimet në armatim i ka trefish më të mëdha; ndërkaq në kazerma ka 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të tjerë sivjet, përveçse pajisje ushtarake moderne që nuk i kemi pasur më herët. Në mesin e tyre dronët e njohur luftarak Bayraktar. Ndërsa në proces të blerjes dhe përmbushjes së obligimeve të marrëveshjes është edhe sistemi amerikan raketor anti-tank “Javelin”, krahas edhe shumë blerjeve tjera. “, shkroi Kurti në Facebook.

Kreu i ekzekutivit renditi punët që janë bërë në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke përmendur trajnimet e ushtarëve jashtë vendit, pjesëmarrjen në Defener Europe 21 dhe 23, përurimin e Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, si dhe heqjen e kufizimit në numër të të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës./21Media

Back to top button