Kurti thotë se mund të kthehet në orën 22:00 për raportim

Pas propozimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që në Kuvend mund ta vazhdojë debatin për dialog pas orës 22:00, me këtë kohë të vazhdimit të këtij diskutimi u pajtuan edhe deputetët.
Kështu kuvendi vendosi që vazhdimi i seancës për raportimin e Kurtit për dialog në seancë të mbahet sonte prej orës 22:00.
“Mua në orën 16:00 më duhet me shkuar, nuk mundem pas orës 16:00, iu ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar.Kam një propozim nëse e konsideroni si shumë të rëndësishme unë mund të vijë kur të lirohem në ora 22:00 mund të vijë sonte edhe deri në ora 07:00 mëngjes kur e kam takimin e parë ekzistojnë“, tha ai.
Por, ishte shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri i cili këtë orar e konsideroi si të vonshëm.
“Edhe ne e mbështesim me ardhur në ora 22:00, por kjo është një hajgare e madhe çfarë po ndodh me këtë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës këtë sjellje, nuk e meriton një kryeministër të na lërë e të vijë në ora 22:00, sepse në atë kohë askush nuk e shikon, të gjithë e shikojnë ‘BigBrother’, kjo është hajgare”, tha Tahiri.

Back to top button