Kurti thotë se në fillim të javës vendos nëse do të shkojë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të vendos gjata javës së ardhshme nëse do të shkojë për takim në Bruksel.

Ai tha se vendim do të marrë pasi që të flasë me ekipin.

“Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesëpikësh, mirëpo tash kemi një kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme. Një herë u tha data 22, pastaj data 23, pastaj data sërish 22. Do ta diskutoj me ekipin tim dhe me siguri që do t’i japim një përgjigje javën e ardhshme.”, deklaroi Kurti një prononcim për media nga Krusha e Madhe ku shkoi pranë bustit të Ukshin Hotit.

Kurti po ashtu deklaroi se është i angazhuar në dialog me Serbinë, por tha se mungon sekuencimi për zbatimin e plotë pa vonesa dhe pa kushte i marrëveshjes bazike dhe i ankesit të implementimit.

“Kurse në këtë dialog unë jam i angazhuar, por ajo çfarë po mungon është sekuencimi për zbatimin e plotë pa vonesa dhe pa kushte i marrëveshjes bazike dhe i ankesit të implementimit. Një sekuencim, i cili do të ishte i balancuar dhe fer e që praktikisht është krejt i ndryshëm prej atij çfarë ne na u patë ofruar me datën 26 prill. Pra jemi të përkushtuar, jemi kosntruktiv, mirëpo, nuk mundet që çfarëdo sekuencimi të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10. Unë i kuptoj që neni 7 dhe 10 janë nenet të marrëveshjes bazike dhe unë jam i interesuar që t’i përfshijë patjetër në sekuencim, por dedikimi atyre nuk mund të jetë me aso prioriteti dhe përmase.”, tha Kurti.

Back to top button