Rohde pyet pse Lista Serbe nuk po reagon për sulmet ndaj gazetarëve

Për sulmin e djeshëm në veri ndaj gazetarëve reagoi edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai duke pyetur se ku duhet të përfundojë kjo, tha se ato pamje ishin tronditëse. Rohde po ashtu kritkoi edhe Listën Serbe për mosreagim.

“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Srpska mes tyre. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”. shkroi  ai, derisa ka shpërndarë edhe një video që shfaqte sulmet ndaj gazetarëve.

Nëntë gazetarë janë sulmuar të premten nga huliganët në Leposaviq të premten, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Siç njofton policia gazetarët e sulmuar kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet në komunën e Leposaviqit pas vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./21Media

Back to top button