Kurti thotë se nuk do të ketë takim me Vuçiqin gjatë këtij muaji
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk beson se do të ketë një takim të shpejtë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të paktën jo në muajin tetor në kuadër të dialogut.
Sipas tij para çdo takimi, do të ketë takim të kryenegociatorëve, pas të cilave do të tregohet se nëse priten të ketë takime në nivele më të larta.
Tutje Shefi i ekzekutivit ka hedhur poshtë akuzat serbe se pala kosovare nuk po tregohet konstruktive në procesin e dialogut.
Ndryshe sot Kurti ka pranuar sot Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën i njohur si Raporti i Progresit, të cilin ia ka dorëzuar Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadori Tomáš Szunyog.
Pas takimit me këtë të fundit, dyshja kanë mbajtur konferencë të përbashkët për shtyp./21Media