Kurti thotë se nuk do të zgjasë pafundësisht pagesa e energjisë për veriun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli edhe për çështjen e pagesës së energjisë elektrike nga shteti për veriun. Ai tha se është janë pra arritjes së marrëveshjes për këtë çështje. Sipas tij një gjë e tillë nuk do të vazhdojë pafundësisht.
Kurti e arsyetoi pagesën e energjisë për veriun duke thënë se çdo cent për veriun regjistrohet si borxh, dhe sipas tij kjo është e domosdoshme për të mos i dhënë pretekst Serbisë të zgjerohet në Kosovë.
“Ne e kemi trashëguar një gjendje të rëndë, ku nuk pas faturim për energjinë në veri. Nuk ka alternativë dhe çdo cent i dhënë për veriun do të regjistrohet si borxh. Ne nuk jemi duke u falur paratë. Jemi duke e shpëtuar situatën. Është aspekti humanitar. Nuk dëshirojmë një rajon të tërë ta shkëputim nga energjia, nuk dëshirojmë të krijojmë pretekst për Serbinë të zgjerohet në Kosovë për kinse humanitetin e tyre. Jemi pranë arritjes së asaj marrëveshje. Por është e qartë se nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Do të ketë një datë kur do t’i jepet fund. Ne nuk mund të vazhdojmë kësisoj edhe një dimër tjetër. Por jemi duke paguar shumë shtrenjtë për sovranitetin tonë në tërë territorin e Republikës”, tha Kurti në konferencën për media./21Media

Back to top button