Pasojat që shkakton pirja e duhanit

Pirja e duhanit dhe pasojat ishte temë e diskutimit sot në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21.
I ftuar ishte Dr. Gazmend Zhuri, pneumoftiziolog, i cili shpjegoi për ndikimin e duhanit në shëndetin publik dhe në shëndetin e njerëzve.

Tutje, Dr. Zhuri, ka folur për ndikimin e duhanit në sistemin respirator( frymëmarrjes).

“Duhanpirja është një shprehi që njihet me shekuj…Është një varësi psikike dhe fizike”, ka thënë tutje, Dr.Zhuri në “Për ditë të mbarë”.

Ai tutje ka theksuar se duhanpirja pasive është po aq e rrezikshme sa duhanpirja aktive.

Tutje, Dr.Zhuri ka folur edhe për pasojat që shkakton pirja e duhanit gjatë shtatzënisë.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dje ( 31 maj) është shënuar Dita Botërore pa Duhan. Me këtë rast, u tha se qëllimi i shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për rreziqet që mund të sjell përdorimi i duhanit.


Çdo vit më 31 maj Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj, duke i theksuar rreziqet ndaj shëndetit që burojnë nga përdorimi i duhanit dhe duke promovuar politika efektive për zvogëlimin e përdorimit të duhanit, e shënojnë Ditën Botërore të luftës kundër duhanit. Dita Botërore e luftës kundër duhanit shënohet që nga viti 1987./21Media

Back to top button