Mbledhja e përbashkët Kosovë – Shqipëri mbahet në fund të qershorit

Në fund të muajit qershor do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Këtë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.
Kurti u kërkoi të gjitha ministrive që t’i konsiderojnë me prioritet të lartë çështjet e fushave dhe temave të marrëveshjeve me Shqipërinë dhe t’i kenë draft-marrëveshjet gati deri më datë 10 qershor.
Ndryshe, mbledhja e ardhshme e dy qeverive do të mbahet në Kosovë./21Media

Back to top button