Kurti thotë se serbët e Kosovës paralajmërojnë protesta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka informacione se serbët e Kosovës do të organizojnë protesta për shkak të mos lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.
“Unë e pash mbrëmë që është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Beograd. Sot me erdhi informacioni që po përgatitën protesta për pasnesër, unë nuk mendoj që protestat janë të nevojshme Do t’i kuptoja plotësisht qytetarët serbë të Republikës së Kosovës nëse do të protestonin kundër korrupsionit, për çështje sociale, për arsim më të mirë, për shëndetësi por të hyhet në protesta për zgjedhjet e Serbisë që të mbahen në objektet shkollore nuk është e drejt”, ka thënë Kurti në konferencë për media.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve serb në Kosovë që të mos organizojnë protesta të tilla.
“Unë jam organizator i madh i protestave nga e kaluara ime, por më besoni se, me kompetencë jo vetëm nga përvoja, por edhe nga rrethanat politike, që ndodhemi e gjeopolitike që janë bërë të sigurisë, protestat nuk janë gjëja e duhur”, ka deklaruar Kurti/21Media

Back to top button