Aleatët të ofrojnë më shumë ndihma për Ukrainën, thotë Johnson
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson sot tha se aleatët duhet të shkojnë më tej në ofrimin e më shumë ndihmave ushtarake mbrojtëse për Ukrainën.
Deputeti konservator, Sir Oliver Heald tha se njerëzit në të gjithë zonën e tij zgjedhore në Hertfordshire verilindore po mblidhen “për të ofruar mbështetje dhe strehim për familjet që ikin nga pushtimi në Ukrainë”.
Ai tha se kjo tregon “bujarinë me zemër të hapur të popullit britanik” dhe pyeti kryeministrin nëse do të punojë me ministrin e refugjatëve për ta bërë procesin sa më të thjeshtë dhe të shpejtë që të jetë e mundur.
Johnson falënderon të gjithë ata që janë përfshirë në dy skemat e mëdha të Mbretërisë së Bashkuar për të mirëpritur njerëzit nga Ukraina, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ai tha se skema Homes for Ukraine është tani e hapur dhe tha se mijëra njerëz kanë aplikuar duke e quajtur atë një “gjë fantastike”./21Media