Kurti thotë se vendimi për dinarin nuk kthehet pas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se i qëndron rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme Kurti ka thënë se Qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e Bankës Qendrore, të cilën e ka quajtur të pavarur në zbatimin e rregullores së saj, të hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Ai në një intervistë dhënë mediumit britanik “Bloomberg” ka shtuar se serbëve etnikë do t’u jepet kohë për t’u përshtatur me vendimin e ri.

“Nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – nuk duam të ndëshkojmë askënd”, ka thënë ai.

Back to top button