Adoptohen edhe 10 qen endacakë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë adoptuar edhe 10 qen endacakë.

Ndërsa, është bërë e ditur se pritet të shqyrtohen edhe 40 kërkesa tjera për adoptime.

“Janë adoptuar edhe 10 qen endacakë! Falë përkushtimit dhe dashurisë tuaj, këta qen nuk do të jenë më në rrugë. Siguri më shumë për qytetarët si edhe për qentë! Kjo javë parashikohet të sjellë gëzime të tjera, me pritjen e shqyrtimit të 40 kërkesave për adoptime të reja”, thuhet në postimin e Komunës në “Facebook”./21Media

Back to top button