Kurti tregon sa do të jetë buxheti i Prishtinës për 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2023 planifikohet të jetë 109 milionë euro. Nga këto, 66 milionë për shpenzime operacionale dhe 43 milionë për shpenzime kapitale.
Këto të dhëna kryeministri Kurti i shpalosi gjatë një takim që po mban me qytetarët e Prishtinës, ku po bën prezantimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2023.
Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
 

Back to top button