Kurti u bën thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen, teksa ka theksuar se shifra e të vaksinuarve me vaksinën anti-Covid ka arritur në mbi 1.8 milion.
“Sot kemi shënuar mbi 1.8 milionë doza të vaksinës anti-COVID të administruara në Republikën e Kosovës, ndërsa gati 900,000 qytetarë janë vaksinuar me të paktën një dozë. Këto arritje kanë ardhur si rezultat i vullnetit të qytetarëve të Republikës për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët rreth tyre, si dhe i punës së palodhshme të punonjësve shëndetësorë, për të cilën jemi të gjithë falënderues”, ka thënë Kurti.
Kurti ka përmendur edhe donacionin prej 515,970 dozave shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mirëpo, përderisa pandemia ende nuk ka marrë fund, edhe fushata jonë e vaksinimit duhet ende të vazhdojë. Për këtë arsye, kemi pranuar dje një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 515,970 dozave shtesë; në total arrihen mbi 1 milion vaksina të dhëna nga ShBA. Ky donacion do ta ndihmojë Kosovën që të zgjerojë sa më shumë imunitetin mes popullatës sonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka thënë se u jemi përjetësisht mirënjohës ShBA-së dhe aleatëve të tjerë që kanë kontribuar në betejën tonë kundër COVID-19./21Media

Back to top button